Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkuar për vizitë tek ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri Vitia e njoftoi Kurtin me ecurinë e vaksinimit kundër COVID-19, gjendjen epidemiologjike dhe punën e ekipeve mjekësore në terren.

“Sot në Ministrinë e Shëndetësisë kemi pritur për vizitë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Gjatë takimit me Ministrin Vitia dhe me stafin e ministrisë, Kryeministri u njoftua për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës ndaj punës së ekipeve mjekësore dhe stafeve mbështetëse në përballjen me COVID-19.