Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri” për të përcjellur ndeshjen Kosovë-Angli.

Kurti përsëri gjendet në anën lindore të stadiumit së bashku me tifozë të thjeshtë dhe anëtarë të tjerë të VV’së.

Por Kurtit, aty janë edhe anëtarët e VV’së: Fitore Pacolli, Xhelal Sveçla, Sali Zyba e Rexhep Selimi ndaj të cilit Gjykata Speciale ka lëshuar një ftesë për paraqitje si i dyshuar.

Ndeshja e Kosovës me Anglinë nuk është shumë e rëndësishme për arsye se gjërat kanë përfunduar në këtë grup sa i përket kualifikimit. Gjithsesi kjo është hera e parë që një kombëtare kaq e madhe luan në një stadium të Kosovës.

“Më lart se kaq nuk është e mundur, sepse Anglia e Franca sot janë dy kombëtaret më të mira në botë. Njërën e pret Kosova, kurse tjetrën e pret Shqipëria”, ka shkruar Kurti duke treguar se sonte mbështet fuqishëm dy ekipet shqiptare.

Edhe Kombëtarja shqipëtare nuk ka shance për të vazhduar tutje pas grupeve.

Më lart se kaq nuk është e mundur, sepse Anglia e Franca sot janë dy kombëtaret më të mira në botë. Njërën e pret…

Gepostet von Albin Kurti am Sonntag, 17. November 2019