Në edicionin e katërt të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm për vitin 2021, kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e tij ka për fokusuar që të krijoj një mjedis që ofron kushte të baravarta për të gjithë qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti, tha se pandemia ka thelluar varfërinë dhe pabarazinë, derisa ka shtuar janë duke punuar për të krijuar mundësi të barabarta.

“Toka dhe burimet tona natyrore nuk janë të pashtershme dhe tash e kanë kuptuar të gjithë. Ndikimi i pandemisë në ekonominë e ka thelluar varfërinë dhe pa barazinë dhe ato janë të ndërlidhura dhe po punojmë për të krijuar një mjedis që ofron kushte të barabarta. Shteti ynë ka për fokus qasjen më shërbimet shëndetësore. Sipas raportit për vendin tonë rreth 1/5 e popullsisë kanë qasje të kufizuar në sistemin shëndetësorë”.

“Programi për shujta është që të adresojë keq ushqyerjen të fëmijët. Resurset natyrore do t’i trajtojmë me kujdes, qeveria do të investoj për furnizim të përballueshëm me energji. Menaxhim i mbeturinave mbetet një nga sektorët më të pa zhvilluar te ne dhe  do të na shërbejë për zhvillim të qëndrueshëm”.

Kurti tha se papunësia në Kosovë është e lidhur me dështimin e udhëheqjeve në dy dekadat e fundit.

Ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se një ndër problemet themelore të Kosovës është mos zbatimi i mirëfilltë i planifikimit hapësinorë.

“Kur flasim për zhvillim të qëndrueshëm që përpos atij ekonomik, e kemi edhe mjedisin, dhe që nënkupton barazi dhe gjithë përfshirjen e qytetarëve dhe jo që vetëm në emër të zhvillimit ekonomik të përfitojë vetëm dikush. Duhet punuar qe shprehja zhvillim i qëndrueshëm që të arrij në vendin e duhur. Planifikimi hapësinor nuk është zbatuar në mënyrë të mirëfilltë dhe kjo është një ndër problemet themelore. Është shumë me rëndësi që institucionet të përjetojnë një përmbysje në këtë situatë”.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se në Kosovë konsumojmë më shumë energji seesa që ka kapacitet të prodhohet.

“Ky duhet të jetë  një qëllim që duhet të punojmë në baza ditore. Si ministre e Ekonomisë përgjegjësia është shumë e madhe dhe sfidat me të cilat përballemi janë serioze. Sot ne konsumojmë më shumë energji se sa jemi në gjendje të prodhojmë në Kosovë”.