Kandidati i LVV-së, Albin Kurti në emisionin ‘Pressing’ të T7 ka thënë se vendimi i tij i parë si kryeministër do të jetë zvogëlimi i qeverisë dhe se do t’i bëjë 12 ministra.

Ai po ashtu ka thënë se nëse vjen në qeveri nuk do të ketë Zyrtarë të Lart për Fotokopje, shkruan Indeksonline.

“Sigurisht që do të na duhet ta zvogëlojmë qeverinë. Edhe në ofertën që ja kemi bërë ofertën LDK-së në tetor 2018 i kemi thënë se duhet të kemi 12 ministri. Duhet ta kemi një ligj për qeverinë. Ligji për Qeverinë është kushtetues. Do të bëjmë reforma edhe në administratë. Nuk do të ketë më zyrtarë të lartë për fotokopje. Ne kemi shumë pak inspektorë pak të punës.”, përfundoj ai.

PRESSING

PRESSING

Gepostet von IndeksOnline am Montag, 16. September 2019