Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes së ish-të burgosurit politik, Bajrush Behrami.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se vdekja e Behramit po i dhemb atij dhe se kontributi i tij do të mbetet i përjetshëm, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Kurtit:

Me pikëllim të thellë mora lajmin që ka vdekur Bajrush Behrami. Ai ka qenë i burgosur politik për nëntë vjet, veprimtar i paepur për çështje kombëtare e për drejtësi shoqërore. Në vitet 1998 dhe 1999 me Bajrushin kemi punuar bashkë në zyrën e UÇK-së në Prishtinë të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Përgjithshëm Politik i UÇK-së, z.Adem Demaçi.

Kam kujtimet më të mira dhe përvojat më të vlefshme nga ato kohë të vështira, kur Bajrush Behrami, me urtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi dhe zhvilloi shërbimin për informim të Zyrës. Vdekja e tij më dhemb.

Një botë e tërë e vuajtjeve dhe mirësisë në një njeri të vetëm më duket se na iku. Vdekjen e pati të parakohshme por kontributi i tij për ne e kujtimi ynë për të mbeten të përjetshëm.

TE