Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për reciprocitetin, ku më parë ishte përmendur për ta vendosur në vend të taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Në Konventën e Dytë të Prodhuesve Vendor, Albin Kurti u shpreh se reciprociteti do të jetë masë mbrojtësë ndaj prodhuesve, njofton Klan Kosova.

“Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Produktet që prodhohen në Kosovë e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen”.

“Posa të vijnë në zyrën time rekomandimet do t’i analizojmë dhe do të marrim vendim për largim të tarifës dhe vendosje të reciprocitetit. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë”.