Kryeministri Albin Kurti është shprehur se në Kosovë ka ndodhur ndryshim gjigant në 100 ditët e qeverisjes.

Ai është pyetur në konferencë edhe për Raportin e Ujmanit të dorëzuar nga SHBA, për çfarë ka deklaruar: “Qëndrimet tona sa i përket Liqenit të Ujmanit janë të njëjta. Mund të bëhen analiza dhe studime. Liqeni i Ujmanit është i Kosovës, nga Kosova”.

“Për Marrëveshjen e Washingtonit kam thënë se pika e saj më e vlefshme është ajo e fundit që është realizuar [njohja nga Izraeli], por nuk mund të flasim se nuk ka ndodh 14 shkurti. Ka njerëz që jetojnë në të kaluarën por nuk besoj që ata i përkasin të ardhmes”.

Kurti ka theksuar se marrëveshja Kosovë-Serbi, varet nga Serbia.

“Kur do të ketë marrëveshje për njohje të ndërsjellë nuk varet nga unë, varet nga Serbia. Prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, menaxhimi i pandemisë”.