Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur konferencë për media, pas sulmit në veri, ku pas mesnatës janë djegur me granata dore zyret e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe Zveçan. 

Albin Kurti në këtë konferencë ka njoftuar se ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

“Unë kam ftuar një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës që do të mbahet në orët e mbrëmjes”, ka thënë ai