Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për 100 ditëshin e Qeverisjes së tij.

Kurti tha se është i kënaqur me vendimet e udhëheqjes së tij në krye të Qeverisë.

Ai po ashtu shtoi se e kanë menaxhuar pandeminë COVID-19 në mënyrën më të mirë.

“Jam i kënaqur me vendimet e Qeverisë për këto 100 ditë. Pandeminë COVID-19 e kemi menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi siguruar edhe 2 milionë vaksina antiCOVID”, tha ai në RTK.

“Më së shumti jemi marrë me COVID-19, por edhe me drejtësi, pasi kemi bërë koncept-dokumentin e vetingut”, shtoi ndër të tjera Kurti.