Kryeministri Albin Kurti ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të barabartë para ligjit dhe se Kushtetua u garanton të gjithëve të drejtat dhe lirië, përfshirë edhe atë të votimit.

Për këtë, ai po thotë se komunitetit joshumicë serb në Kosovë nuk po i cenohet asnjë e drejtë për të marrë pjesë në referendumin kushtetues të Serbisë, por se këtu ka rregulla të bazuara në ligj se si duhet të kryhet ky proces votimi.

“Ushtrimi i kësaj të drejte duhet të bëhet nën ombrellën juridike tonën. Kjo s’është e paprecedentë. Edhe praktika evropiane e thotë të njëjtën. Këtu e dimë që shumë qytetarë që kanë dyshtetësi s’është e thënë që të votojnë vetëm në njërin shtet”.

“Organizimi i votimit jashtë Zyrës Ndërlidhëse është kundër kufijve të ligjit dhe parimeve kushtuese të Republikës së Kosovës. Për të siguruar aplikim të Kushtetutës dhe legjislacionit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit, votimi në këtë referendum mund të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse ose përmes postës”.