Yjet e futbollit botërorë kanë prirje të jetojnë pothuajse në një planet tjetër krahasuar me pjesën tjetër të botës, ama kjo nuk vlen edhe për Edinson Cavanin.

Cavani nuk është futbollist i zakonshëm, siç e ka dëshmuar edhe gjatë një vizite së fundmi në vendlindjen e tij, Salto, ku është shfaqur si çdo uruguaian tjetër, transmeton Gazeta Express.

Mediat në Uruguain e kanë fotografuar yllin e Paris Saint-Germainit në vende të ndryshme duke e shfaqur pjesën e tij modeste në atdhe.

Në një botë larg rrobave prej modeli që zakonisht e zbukurojnë kryeqytetin francez, Cavani është parë i veshur si çdo banorë tjetër i Saltos dhe duke e përdorur transportin publik rrugës për në Montevideo për t’iu bashkuar shokëve në ekipin kombëtar.

Ai i ka fërkuar krahët me qytetarë të zakonshëm të Saltos teksa është futur në autobus, duke treguar se paraja nuk e ka ndryshuar si person.

Cavani paguhet plot 13 milionë euro në vit te PSG-ja, një shifër që tejkalohet vetëm nga blerjet e shtrenjta Kylain Mbappe dhe Neymar.