Kundërtank, arsenal armësh e fishekësh në shtëpi, arrestohen 3 persona në Laç

Një arsenal armësh dhe municionesh luftarake janë sekuestruar këtë mëngjes nga policia në Laç. Në kuadër të operacionit të koduar “SHINAT”, policia ka arritur të arrestojë 3 poseduesit e këtyre armëve pa leje.

Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit Gëzim Koliqi, 50 vjeç, Enerik Koliçi, 25 vjeç, dhe Hasan Koliçi, 23 vjeç, që të tre banues në Mamurras, Kurbin.

Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre dhe ambienteve përreth forcat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë kundërtank me mbishkrimin LOT ARM
Një armë zjarri automatik model 56 me një krehër me 29 fishekë
Një armë gjahu teke
Një armë zjarri pushkë model 63
Një sasi prej 1320 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm të paketuara në 2 kuti metalike
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut” kryer në bashkëpunim.