57 copë bimë narkotike të llojit kanabis i janë konfiskuar një qytetari në Podujevë nga Policia, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, kanabis ka qenë i madhësive të ndryshme, ndërkohë që aksioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit.

“Podujevë 04.06.2021-03:30. Njësitet policore pas pranimit të informatës për bimë që dyshohet të jenë narkotike, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe konfiskuar 57-copë bimë  narkotike të llojit kanabis, të madhësive të ndryshme  10-60 cm gjatësi. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info