Më datë 12.07.2021, në orën 13:20, në rrugën “UCK” në Pejë, gjatë detyrës zyrtare duke patrulluar dy zyrtarë policorë e kanë gjetur një kuletë në të cilën gjendeshin:

• një (1) patentë shofer gjerman
• 535 euro (pesëqind e tridhjetë e pesë) euro
• 1.45 euro të metalit
• Pesë (5) dollarë amerikan
• Dokumente personale dhe kartela të bankave

Pas verifikimeve të nevojshëm nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronarit dhe i njёjti ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё, i cila e ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, patentë shoferin dhe dokumentet e tjera dhe i falënderoi Policinë për këtë gjest të mirë.

Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinё e Kosovës.