Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka publikuar një fotografi së bashku me xhudistët e suksesshëm kosovarë duke u stërvitur në natyrë.

“Ne bëjmë greva duke stërvitur në borë e shi”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook.

“Çdo mëngjes e çdo mbrëmje deri në 8 orë në ditë. Pakënaqësi kemi të gjithë, por puna s’duhet ndalet kurrë e asnjëherë, ta bëjmë Kosovën më të fortë me punë e përkushtim”.