Shkruan Shemsi Jashari:

Sot ndodhi një ngjarje aspak e mirë për futbollin Kosovar, e sidomos për klubin llapjan “KF Llapi”. Se në Kosovë shitet e blihet gjithçka tashme dihet, por në rastin e sotëm ka shumë hapsirë për të dyshuar se, ishte një inskenim i pastër për të njollosur klubin e llapit i cili na bëri krenar duke sfiduar shumë ekipe me traditë të gjatë në futboll tash e disa sezona.

Tifozet llapjan nuk duhet të bien pre e skenareve të atyre që nuk e duan “KF Llapi” lartë në tabelë dhe që do të bënin gjithçka vetëm për ta shkatërruar.

Duke qenë se SMS e publikuar kanë dëmtuar rëndë reputacionin e klubit dhe trajnerit Batatina, “KF Llapi” duhet të ngrej padi ndaj atyre qe kanë shkruar këta SMS dhe të kërkojnë zyrtarisht hetim të plotë për tu zbardhur e verteta.

Diçka që është ndërtuar me mund të madh nuk duhet të shkatërrohet dhe hudhet për një ditë, fundja klubi është i llapit dhe jo i individëve dhe si pasuri e Llapit duhet të ruhet me çdo kusht.

Tifozet kanë të drejt të revoltohen derisa të sqarohet e verteta, por edhe drejtuesit e klubit kanë të drejtë të sqarohen dhe të mos gozhdohen pa u provuar se janë fajtor.