Policia në Prishtinë ka filluar ta ri-zbatojë planin operativ “Semafori”, cak i të cilit është identifikimi i shoferëve të cilët nuk e respektojnë dritën e kuqe të semaforit.

Përmes këtij plani, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë, duke patrulluar me një njësi të policëve civilë, dhe një tjerët me uniformë, arrijnë të identifikojnë kundërvajtësit të cilët nuk respektojnë dritën e kuqe të semaforit. RTV21

VIDEO