Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë një postim në rrjetin social në Facebook, pasi Serbisë iu ndalua mbajtja e referendumit në Kosovë.

Ai tha se Qeveria, Presidenca e Kuvendi i Kosovës u bashkuan për t’a mbrojtur kushtetutën.

“Qëndrimet tona janë edhe veprime tona, pat paralajmëruar kryeministri Kurti me 29 dhjetor 2021 në lidhje me e referendumin e Serbisë në Kosovë. Qëndrimet përveçse veprime i bëmë edhe vendime të zbatuara. Qeveria, Presidenca dhe Kuvendi i Republikës së Kosovë u bënë bashkë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë dhe praktikave të dëmshme të deritanishme”, thuhet në postimin e Kryeziut