Kuvendi i Kosovës ka votuar sot pro shkarkimit të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Day Travel
Kryetari i këtij bordi, tashmë i sharkuari, Sali Bashota, ka thënë për “Front Online” se nuk e pranojnë këtë vendim.

Shkarkimin e bordit nga ana e legjislativit e ka cilësuar si antiligjor, andaj ka thënë se qysh të hënën do të ankohen për të.

Ai madje ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë deputetëve që kanë votuar pro.

“Është një vendim krejtësisht politik, antiligjor, i pabazuar. Absolutisht ne, nuk e pranojmë. Qysh të hënën do të ankohemi në institutcionet përgjegjëse për këtë vendim. Do t`i pasdisim të gjithë deputetët që kanë votuar pro”, u shpreh Bashota për “Front Online”.

Ai tutje ka deklaruar se kjo është një goditje ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave.

Pos Bashotës, anëtarët tjerë të shkarkuar janë: Agron Gashi, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Fadil Miftari.

Secili nga ta është shkarkuar veç e veç.

Shkarkimit të bordit i ka parapri një debat i ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Opozita e ka kritikuar ashpër pozitën për këtë votim, duke shtuar se po synojnë kontrollin në televizionin publik.

E nga pushteti e kanë arsyetuar veprimin e tyre.