Skuadra e Llapit përpara një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme.Klubi i Llapit luan nesër ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport.

E vetmja mënyrë që Llapi të luajë në garat evropiane është nëpërmjet triumfit në Kupën e Kosovës, ku edhe janë të fokusuar “Legjendat”.

Kryetari i KF Llapit, Beqir Batatina theksoi se klubi do të japë premio për lojtarët për këtë sfidë.


“Po, lojtarët e Llapit janë të motivuar edhe pa premio, megjithatë do të ketë premio për këtë ndeshje, por shumën ende nuk e kemi vendosur me kryesinë e klubit”, tha Beqir Batatina për ‘GazetaBlic Sport’.Ndërkohë, ai theksoi se nëse Kupa e Kosovë shkon në Podujevë, atëherë lojtarët e Llapit janë heronj.

“Fjalët e mija për lojtarët e klubit janë që nëse Kupa e Kosovës vjen në Llap, atëherë këta djemë janë heronjë të Llapit dhe gjithë merita i takon atyre”, përfundoi ai.