Kryetari i AAK-së në Podujevë, Fatmir Humolli, është kundër marrëveshjes së Demarkacionit, kështu duke dalur edhe kundër qëndrimeve të Ramush Haradinajt, raporton Llapi.info

Përmes një postimi në facebook, Humolli doli me qëndrim se klasa aktuale politike është padijshme.

“Të nënshkruajm faljen e territorit të Kosovës, e pastaj të formojmë një trup të përbashkët punues për rishiqimin e kësaj faljeje, ndoshta Mali i Zi nuk do të pranoj tokën e falur.
Kaq e padijshme qenka kjo klasë politike, apo punojnë kryekput kundër vetes?!
Gabimi falet një herë, mirëpo kur gabimet e njejta përsëriten nga po të njëjtët njerëz, atëherë ky naivitet dhe pragmatizëm politik duhet që në mënyrë të menjëhershme të hetohet nga Prokuroria e Shtetit!” shkroi ai.

Llapi.info ka kontaktuar me Humollin dhe një përgjigje telefonike ai deklaroi se kjo marrëveshje është shumë naive.

“Po kjo marrëveshje është shumë jo kredibile dhe naive,është marrëveshje që e poshtëron popullin tonë si politikisht, moralisht dhe në të gjitha drejtimit” tha ai

I pyetur se nëse kjo marrëveshje kalon, ai nuk e përjashtoi se do të largohej nga posti i kryetarit së degës së AAK-së në Podujevë.

“Unë nuk jam pjesë e gabimeve, dhe nëse kjo marrëveshje kalon në mënyrë automatike do të largohem nga kryetari i AAK-së në Podujevë ” përfundoi Humolli./Llapi.info