Kroacia kthen në rigjykim “Ballistin”

Gjykata e Lartë e Kroacisë ka kthyer për rigjykim çështjen e ekstradimit në Serbi të Ismail Morinës.

Rigjykimi do të bëhet nga Gjykata e Dubrovnikut, e cila 3 javë më parë vendosi ekstradimin e personit që fluturoi dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit, transmeton topchannel.

Sipas legjislacionit kroat, pavarësisht vendimeve të marra nga gjyqësori për çështje të tilla, që kanë të bëjnë me ekstradime ku ka pretendime për përndjekje raciste ose etnike, është qeveria kroate që thotë fjalën e fundit.