Pas paralajmërimit se Gadishulli Ballkanik do të goditet nga moti i ligë – përkatësisht stuhitë, shirat e rrëmbyeshëm e me gjasë edhe tornadot, tashmë në disa shtete të rajonit këto paralajmërime kanë filluar të shfaqen.

Në Kroaci disa pjesë janë goditur nga erërat e fuqishme, ku nga fuqia e madhe shkatërruese janë shkulur me rrënjë pemët, dëmtuar veturat – duke bërë që të bllokohet trafiku, transmeton Telegrafi.

Agjencia meteorologjike Severe Weather paralajmëroi se Gadishulli Ballkanit po rrezikohet nga stuhitë, që do të pasojnë gjatë ditëve në vijim.

Madje në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë janë cilësuar Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja e Hercegovina si dhe Serbia.

Mediat kroate raportojnë se autoritetet kanë alarmuar qytetarët për motin e ligë – duke i këshilluar që të mos dalin jashtë nëse nuk kanë ndonjë nevojë urgjente.]