Kroacia dhe Skocia janë duke e zhvilluar një ndeshje fantastike në Hampden Park të Glasgow.

Pas 45 minutave të para, dy Kombëtaret janë duke barazuar me rezultat 1-1.

Kroatët ishin të parët që kaluan në epërsi, me golin e Vlasic pas asistimit nga Ivan Perisic në minutën e 17-të për 1-0.

Gjithsesi krejt në fund të pjesës së parë, ishte McGregor që barazoi shifrat në 1-1 për skocezët.

Si kroatëve ashtu edhe skocezëve vetëm fitorja i bën punë, pasi barazimi do të bënte që të dyja skuadrat të eliminohen. /