Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me planin operacional për të siguruar mbarëvajtjen e qetë të kremtimit të Vidovdanit në Kosovë.

Ata në Gazimestan nuk kanë lejuar provokimet e mundshme të qytetarëve serbë. Pasi kanë zhveshur bluzat e të rinjve serbë, pjesëtarët e Policisë kanë marrë edhe flamurin e Serbisë të cilën mbanin në duar serbët.

Përndryshe, krahasuar me vitet e më hershme, në këtë vit po vërehet një numër më i vogël i serbëve të cilët kanë ardhur në Graçanicë dhe Gazimestan për të kremtuar Vidovdanin, që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.