Ish-deputeti Frashër Krasniqi ka komentuar takimin e anëtarëve të Vetëvendosjes me Marko Gjuriq.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi i cili dikur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, tani në PSD ka thënë se po të ndodhte takimi me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhti kombëtare e shitje e Kosovës.

“Ashtu qysh sot po e arsyetojnë takimin nëpër kafe me Gjuriqin – i cili po të ndodhte me këdo jashtë VV-së do të cilësohej si tradhti kombëtare e shitje e Kosovës, ashtu nesër do ta arsyetojnë ri-kapjen e shtetit, keq-qeverisjen dhe autoritarizmin e tyre”, thotë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ‘demaskimi i këtyre hipokritëve po ndodh më shpejt se ç’pritej.

“Sepse ky është morali hipokrit popullist: çkado që bëjnë ata është në “interes të popullit”, çka do që bëjnë të tjerët është “tradhti ndaj popullit””, ka shkruar ai