Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kritikuar qasjen e ish-bashkëpartiakut të tij që tash është kryeministër, Albin Kurti, për dialogun me Serbinë.

Krasnqi ka pyetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale se ku qëndron dallimi i Kryeminsitrit Kurti, dhe atij serb Aleksandar Vuçiq.

Krasniqi ka numëruar sipas tij disa të përbashkëta të Kurtit dhe Vuçiqit.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

A din dikush me ma tregu dallimin në qëndrime në mes Qeverisë Kurti dhe asaj të Serbisë, nëse:

– Dyjat janë për Zajednicë;

– Dyjat jane pro Gjykatës Speciale;

– Akterët e të dyjave deponojnë dëshmi kundër UÇK-së.