Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas të dhënave deri më sot në ora 19:00, janë hapur mbi 26 mijë zarfe dhe janë verifikuar mbi 43 mijë sosh.

Ndërsa, sipas tyre deri më tani janë refuzuar 12.566 votues apo 28.57% të verifikuarve.

Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit.