Bosi i Bayern Munichut, Niko Kovac, po kënaqet me debutimin e tij me klubin bavarez në garat evropiane.

Bayerni i shkon Benficas në ndeshjen e parë dhe ish përzgjedhësi i Kroacisë e di se pritjet janë të mëdha për ekipin e tij.

“Unë mezi pres këtë. Secili lojtar, klub dhe trajner dëshiron tëj etë në këtë nivel”.

“Pritjet në Munich janë të mëdha, por unë kam pritje për veten dhe lojtarët e mi. Unë isha në dijeni për këtë kur nënshkrova me Bayernin. Ky grup i LK-së është atraktiv dhe jo i lehtë”.

“Reail e ka fituar titullin tri herë rresht dhe kjo është unike. Nuk mendoj se do të përsëritet në të ardhmen e afërt. Reali ndryshoi pa Ronaldon, opr është shumë i fortë”.

“Për mua, Lionel Messi është më i miri. Do të jetë kështu edhe në të ardhmen”, deklaroi Kovac.