Në operacionin e Policisë së Kosovës në Prishtinë, u arrestuan dje katër persona. Dy shtetas të Malit të Zi, një i Serbisë dhe një kosovare.

Dhe 23-vjeçarja e arrestuar si bashkëpunëtore, Express merr vesh se është Laureta Zyba, valltare e klubeve të natës dhe shoqe e valltares së njohur kosovare, Donjeta Kosumi – Kallashi.

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një bandë të përbërë prej katër personave, dy prej të cilëve kishin arrest ndërkombëtar për vrasje me shtetësi malazeze, një serb dhe një kosovare.

Po siç shkruan ky medium, duke u thirrur në burime, femra e arrestuar dje si bashkëpunëtore në këtë grup, e moshës 23-vjeçare quhet Laureta Zyba.

Zyba është valltare dhe sipas publikimeve në faqen e saj të Facebook-ut, shihet se është shoqe e valltares së njohur Donjeta Kosumi – Kallashit.

Bëhet e ditur se të arrestuarit që janë nga Mali i Zi janë Mario Milosheviq dhe Gjorgje Paviçeviq, të cilët janë duke u akuzuar për vrasje.

Policia ka bërë të ditur se të katër personat e arrestuar përveç urdhërarrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohet të jenë përfshirë edhe në veprat penale: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës’.

Gjorgje Paviçeviq ishte i akuzuar për veprën penale rrëmbim dhe zhvatje, në një rast që kishte ndodhur në vitin 2015 në Kotor. I njëjti kishte ikur nga spitali ku po e vuante dënimin.

Dyshohet se Mario Millosheviq kishte kryer edhe vrasje të tjera në Mal të Zi si pasojë e një konflikti mes grupeve të armatosura, të cilat vazhdojnë të jenë objekt hetimi nga Policia e Malit të Zi.