Kosovarja, Arelena Shala është përzgjedhur rreshtere majore në Akadiminë Ushtarake Ëest Point, që është institucioni më elitar në SHBA.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes llogarisë së saj në Facebook.

Çitaku ka theksuar se, kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin dhe se procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Derisa ka shtuar se Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty, dhe se ata janë pranuar me merita vetanake.

Ambasadorja e quajti Arelenen ajka e ajkës. Ndërsa kur ka pa lajmin ajo tha se mu kanë mbushur sytë më lot.

“Akademia ushtarake Ëest Point është institucioni më elitar në SHBA. Kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin. Procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës. Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty. Janë pranuar me merita vetanake. E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë Ëest Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! #ZemraMal!”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA. Kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm…

Gepostet von Vlora Citaku am Mittwoch, 14. August 2019