Një qytetar u është drejtuar mërgimtarëve të cilët kanë ardhur në Kosovë, duke u bërë thirrje që të “mos rrinë shumë në Kosovë”.

Sipas tij, mjafton që mërgimtarët të rrijnë dy javë.

“Kanë nisë me ardhë dhe atë po rrinë ka dy muaj ditë, desha me ju thanë dy muaj është shumë. Vjen mërgimtari rrin dy javë dhe apet shkon në vend të vetin punon. Kaniher edhe me tepru nuk bon, duhet me pasë kufi secili. Këtu në Kosovë, diaspora e ka vendin e vet, por nuk e ka dy muaj ditë, por dy javë”, ka thënë ai në ATV.

VIDEO