I lindur në Gjakovë, Pilot në Floten Ajrore Amerikane duke realizuar ëndrrën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është i riu, Edmond Smajli, i cili është vetëm një hap larg për t’u bërë pilot ushtarak.

Shtatorin e kaluar ai bëri betimin për në një nga universitetet më prestigjoze në SHBA, Universitetin Aeronautik i Embry-Riddle, në Daytona Beach– Florida, për të cilën u tha se është një shenjë dallimi dhe një ngjarje që përcakton jetën.

Simbas, një video nga ceremonia e diplomimit në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, familja Smajli nga Dallasi, njoftojë se do t’a shënoi në kalendarin e saj edhe datën 23 Shkurt 2019 – si ditën e madhe të një gëzimi tjetër familjar për ta ndarë këtë gëzim edhe me komunitetin shqiptar në SHBA.

Gjatë ceremonisë së djeshme të fillimit të këtij rrugëtimi të ri, si Pilot i kësaj sfide të madhe Mondi është shprehur : “Megjithëse rrugëtimi im sapo ka filluar, dua të falendëroj Universitetit Aeronautik të Embry-Riddle, që më dha këtë mundësi të artë, pa të cilën studentat si unë do t’a kishin shumë të vështirë të realizonin ëndrrat e tyre”, dhe shton, se “besojë se një ditë do t’ja “shpërblej këtij vendi për atë çka ka bërë për Shqipërinë, por edhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” .

Edmondi është nga Klina dhe jeton në Dallas –Texas, është djali i veprimtarit të njohur të komunitetit shqiptar në Teksas, Ismet Smajlit – Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, student me rezultatet më të larta që prej mbasi studjojë në Universiteti Aeronautik i Embry-Riddle në Daytona Beach Florida, do të jetë pjesë e Flotës Ajore Amerikane U.S. Air Force si një pilot.