Të shtunën, Policia e Kantonit St.Gallen ka ndaluar shtatë ngasës të automobilave dhe një motorist për shkak të vozitjes me shpejtësi të madhe, shkruan polizeinews.ch.

Të gjithë personat janë raportuar te prokurori publik i kantonit St.Gallen.

Me rastin e matjes së shpejtësisë në autostradën A1, në zonën e Viaduct Goldach, në drejtim të St Margrethen, një veturë u kap duke vozitur me shpejtësi prej 227 km në orë, transmeton albinfo.ch.

Shoferi ishte një kosovar 18-vjeçar, i cili më vonë është kontrolluar dhe i është marrë patentë shoferi.

Për shkak të veprës penale të zhvillimit të shpejtësisë së madhe, 18-vjeçari do të dërgohet për të raportuar para prokurorit publik të kantonit St.Gallen.