Kosovaret përseri rrugëve të europës

Kosovaret përseri rrugëve të europës

Shkruan: Islam KRASNIQI

Ka fundi i vitit që lamë pas mbi 200 mi veta u larguan nga Kosova në mënyrë legale për ti kaluar kufit e europes në menyrë ilegale duke kërkuar një jetë me të mirë. Europa u hapi dyert dhe disa i strehoj e disa i la në rrugë, disa i futi në strehimore dhe i trajtoj si njerëz e disa si kafshë. Pas reagimit të krerëve të shtetit dhe përfaqësive diplomatike kosovare të akredituar në europ, që qytetarët tanë mos të lejohën që ti kalojnë kufit dhe ti kthejën të gjithë, europa i mbylli dyert dhe filloj proceduren e kthimit duke ju mohuar azilin ekonomik.

Mirëpo qeveria e Kosovës prap vazhdojë me atë avazin e vjetër, më atë të jo prespektivës, jo punësimit, jo zhvillimit ekonomik duke ua rëndu edhe më shum gjendjen ekonomiko sociale, ku qytetarët e Republikës së Kosoves serish mësyn shtëpis së madhe “Europes”, por me një identitet tjeter si qytetar të Siris apo të Lindjes së Mesme.

Qeveris së Kosovës nuk i intereson gjendja ekonomike e qytetarëve të saj, sepse kjo e dëshmon me punësimin e zyrtarëve të saj ku mbi 1500 veta kanë më shum se një vënd punë, qytetarët e mjerë e presin një “social” 70 euro në muaj sa për ti mbuluar gjëret elementare. Nuk e di a ka mbetur hapsirë për jetesë në këtë vënd, apo ta kthejmë kohën e gurit siq kishin jetuar baballaret tanë. Çdo natë qytetarët tanë ju bashkohën turmave të gjata të qytetarëve sirian, që të kalojnë kufit bashk me ta. Kush e mallkoj këtë popull që të vuaj tërë jetën, nga të gjitha të këqijat, ku nga varfria e madhe, po lindin edhe probleme në familje, disa duke ja marrur jetën vetit dhe disa të tjerë dikuj tjetër.

Probleme, probleme, problemet skan të ndalur, kjo jetë është vetëm 3 ditë, dje, sot dhe nesër, e djeshmja e dimë të gjithë si shkoj, poplli ynë dukë u munduar të gjejë ekzistencë për jetesë, nga regjimi serbo-sllavë, e sotmja poplli i shtrirë për toke i mbuluar në varferi duke ju friguar të nesërmes. Këti populli ju ka vra ëndrra për jetë, ka mbetur i hutuar nuk din nga të shkojë, pret me pa durim të shohë protesta apo diqë te ngjajëshme që tju bashkohët turmes.

Qeveria dhe lideret tanë duhet të reflektojnë shumë seriozisht, që të dalin në pozit të populit dhe ti shohin veshtirsit që ju kanë sjellur me menagjimin e tyrë.
Ne kemi pasur shpres se nuk do të jemi të lënë anash në këtë drejtim, mirpo ëndrra jonë u rrënua nga njërzit e pa ndergjegjëshum, që vetë i përkrahum, sepse menduam së janë sikur ne të sinqert.

Te gjithe rritën nje dite, dikush nga mendja, dikush nga pozita, dikush nga koha, dikush nga eksperienca gjersa poplli u rritë nga dhimbja!

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit “Llapi.info”.