Si asnjëherë më parë, banorët e fshatit Topanicë në Kamenicë janë gëzuar shumë, ata me këngë dhe valle kanë festuar përurimin e urës në fshatin e tyre

Rregullimi i urës së fshatit Topanicë ka rezultuar me një gëzim shumë të madh, tupanë dhe surle ishin siguruar për përurimin e saj gjatë ditë së djeshme.

Kjo urë ishte premtuar se do të ndërtohej tash e sa vite, por ndërtimi i saj nuk kishe filluar deri në vitin e kaluar.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj ure mori pjesë ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, zëvendësministri Rexhep Kadriu dhe kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati.