Me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, kryetari iSerbisë, Aleksandar Vuçiq do të shkojë në Berlin. Ky është takimi i dymbëdhjetë deri më tani dhe për vetëm dy muaj ky është takimi i dytë.

Bëhet e ditur se Kosova është një nga temat kryesore e këtij takimi.

“Pritet që temë kryesore e këtij takimi të jetë Kosova, procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, si dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani”, ka deklaruar Vuçiq para nisjes në Berlin.

Tutje, siç njoftohet nga mediet serbe, Vuçiq do të ketë takime edhe me liderë tjerë evropianë.

“Ata janë fuqitë e mëdha, ne jemi të vegjël, se a do tëjemi të suskesshëm…nuk e di”, ishte pronocimi i Vuçiqit para nisjes për në Berlin./RTK