Kosova, Shqipëria e Mali i Zi kundër tregut të përbashkët në Ballkan

Arbëria“Kur pas një muaji në Trieste do të takohen liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, pritet që ata të mbështesin idenë për krijimin e tregut unik në atë hapësirë.

Për këtë shpreson komisionari i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, ndërsa llogarit që kancelaria gjermane Angela Merkel, si dhe liderët e tjerë të anëtarëve të rëndësishëm të BE-së do të japin kontributin për t’i bindur “partnerët në Ballkan” që të mbështesin këtë ide”, thuhet në tekstin me titull “Krijohet projekti politik i ri rajonal” në gazetën kroate “Jutarnji list”, transmeton Koha.net.

“Bashkimi i gjashtë shteteve për një qëllim të përbashkët ka mbështetjen e fuqishme të Angela Merkel”, theksohet në këtë shkrim, i cili citon përpjekjen e komisionerit Hahn për këtë projekt. “Në Bruksel Hahn para disa ditësh ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për union doganor, siç është cituar gabimisht në Beograd gjatë vizitës së paradokohshme, por për “teritor ekonomik rajonal”. Megjithatë, vazhdon shkrimi, “qoftë treg i përbashkët ose unioni tregtar, kjo ide ka nxitur drojë dhe kundërshtime në rajon. Deri tash janë deklaruar kundër saj me këmbëngulje ose më pak këmbëngulësi Mali i Zi dhe Kosova, por as Shqipëria nuk ka qëndrim të qartë”, shkruan “Jutarnji list” i Zagrebit.

Argumenti i Kosovës për kundërshtim, siç citohet korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Brukseli, Augustin Palokaj, është se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e kanë njohur si shtet dhe që njëherësh konsiderohet “pengesa më e madhe” për formimin e një tregu të tillë.

“Këto dy shtete nuk lejojnë as vizitat e shtetasve të Kosovës, e lëre më diç tjetër, dhe se në rrethana të tilla është e palogjikshme të flitet për treg të përbashkët”, shton kjo gazetë.

Argument tjetër për “kundërshtim tpë vendosur të Kosovës” për krijimin e tregut të përbashkët për 20 milionë njerëz është ai që ka përmendur kohë më parë në Bruksel, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, fakti se Serbia synon tregti të lirë me Rusinë dhe me Zonën Euroaziatike, në ç’mënyrë “do të mund të rritej roli roli i Rusisë në rajon, ndërsa Kosova të vërshohet me mallra të lira me origjinë të dyshimtë”.

“Ndërsa politikisht Kosova gjithë këtë e sheh si forcim të rolit të Serbisë në rajon”, vlerësohet më tutje.

Po ashtu, pjesëmarrja e Kosovës në çfarëdo nismash rajonale “gjithmonë problematizohet, ndonëse besohet se kjo çështje është zgjidhur në Bruksel përmes dialogut.

Bashkimi Europian gjatë gjithë kohës bashkëpunimin rajonal dhe tregtinë e lirë e jka parë si mjet vendimtar për arritjen e paqes dhe të qëndrueshmërisë afatgjatë në rajon, duke konsideruar se “tregtia nuk njeh kufij” dhe se kjo do të ndihmojë edhe në procesin e pajtimit, shkruan më tutje “Jutarnji list”, transmeton Koha.net.

Përveç Kosovës, idenë e tregut unik tash për tash e kundërshtojnë edhe Shqipëria e Mali i Zi.

Shqipëria fillimisht e kishte mbështetur këtë ide, por më vonë Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati shfaqën rezerva.

Mali i Zi konsideron se kjo do të mund të krijojë alternativën e anëtarësimit të tij në BE

Gazeta kroate, “Jutarnji list”, rikujton se dikur, menjëherë pas luftës dhe nga fundi i viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, edhe vetë Kroacia ishte kundër krijimit të unionit jodoganor ose të një tregu të përbashkët, duke parë në të “rrezikun nga formimi i asociacioneve të reja rajonale, të ngjashme me ndonjë “Jugosllavi të re”, në të cilën nga shtetet e ish-Jugosllavisë nuk do të ishte Sllovenia, por do të ishte Shqipëria, prandaj Zagrebi këtë e shihte si një zëvendësim të mundshëm për anëtarësim në BE”.

Megjithëkëtë , Johannes Hahn që nga mbledhja në Sarajevë para tre muajsh në të gjitha takimet me përfaqësuesit e shteteve të rajonit po lobon për këtë ide.

“Tani ka shtuar përpjekjet në këtë drejtim sa më shumë që po afrohet samiti për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili kësaj here do të mbahet në Trieste3, nga mesi i korrikut. Deri atëherë duhet të punohet për përgatitjen e kornizës ligjore që një treg të tillë do ta bënte efektiv, ndërsa nëtë takim do të jepej vetëm mbështetja politike:”.

Pritet që në Trieste edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, si dhe liderët e tjerë të vendeve të rëndësishme anëtare të BE-së do të kontribuojnë për t’i bindur partenrët e Ballkanit që të mbështesin këtë ide.