Kosova pritet të fitojë me rezultat zyrtar ndeshjen që e humbi nga Norvegjia

Përfaqësuesja U-21 e Norvegjisë do të humbasë tre pikë nga fitorja 5 me 1 që e siguroi kundër Kosovës, pasi ka aktivizuar një lojtar që ishte i suspenduar, raporton Koha.net.

Mbrojtësi Kristoffer Ajer ishte i suspenduar për takimin me Kosovën shkaku i dy kartonëve të verdhë që kishte marrë në ndeshjet e mëparshme.

Suspendimin e tij e ka konfirmuar edhe Federata e Futbollit të Norvegjisë nëpërmjet një komunikate për media

Ajer kishte marrë dy kartonë të verdhë në ndeshjen e grupmoshave U-19 që e zhvilloi Norvegjia ndaj Spanjës më 27 mars. Suspendimi i tij vlen edhe për nivelet më lartë.