Në Bukuresht është tërhequr shorti për fazën grupore të Kampionatit Evropian që zhvillohet verën e vitit të ardhshëm.

Kosova, në rast kualifikimi, do të jetë në grupin C në vendin e katërt, ku janë Holanda, Ukraina dhe Austria.

“Euro 2020” do të nisë në Romë më 12 qershor dhe ndeshja hapëse zhvillohet nga ora 21:00, derisa finalja zhvillohet më 12 korrik në Londër.

Në këtë evropian synon të marrë pjesë edhe Kosova. Pasi dështoi përmes kualifikimeve të rregullta, Kosova kërkon të kualifikohet përmes plejofit të Ligës së Kombeve, transmeton Koha Ditore.

Më 26 mars, Kosova takohet në udhëtim me Maqedoninë Veriore, ndërsa nëse fiton, më 31 mars takohet me Gjeorgjinë apo Bjellorusinë në ndeshjen vendimtare për të siguruar kualifikimin. Kosova është në plejofin e Ligës D të Ligës së Kombeve.