Kosova pjesë e projektit rajonal për biodiversitet dhe ekosistem

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sladjan Nikolçeviç, po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Agjencioni Gjerman për Zhvillim Ndërkombëtar, GIZ, për lansimin e projektit për bashkëpunimin rajonal në fushën e biodiversitetit dhe ekosistemeve që po mbahet në Beograd.

“Kosova është shumë e pasur në aspektin e biodiversitetit me një numër të madh të ekosistemeve të ndryshme dhe specie endemike. Biodiversiteti ynë, si edhe në vendet e tjera të botës nuk është i mbyllur në kufijtë e vendit, ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit kërkon një qasje ndërkufitare”, tha Nikolçeviç në fjalimin e tij.

Me qëllim të mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit të Kosovës është shpallur e mbrojtur më shumë se 11% e territorit, nga të cilat 3 parqeve ndërkufitare me më shumë se 120.000 ha.

Zëvendësministri Nikolçeviç ka theksuar gjithashtu se prioritet i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është të ndërtohen kapacitetet dhe për të forcuar autoritetin për menaxhimin e zonave të mbrojtura, zhvillimin e planeve të menaxhimit, realizimin e projekteve të inventarit dhe ruajtjen e biodiversitetit, përdorimin e saj të qëndrueshëm dhe forcimin e vetëdijes për rëndësinë e shërbimeve të ekosistemit.

Me lansimin e këtij projekti nga GIZ edhe Kosova do të jetë përfituese sikur vendet e tjera të rajonit që do të ndikojë edhe në forcimin e bashkëpunimit të vendeve të Evropës juglindore.