Kosova nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave në raundin e parë të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it.
Votimi në Asamble është bërë në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtarë.

Në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate pjesëmarrëse ishin 173 delegacione.

76 vota ishin pro, 56 kundër dhe 22 abstenime, përcjell lajmi.net.

Për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it, Kosovës iu kanë dashur 115 vota.

Pas 20 minutash do të fillojë raundi i dytë i votimit.