Kosova me Festival Filmi në Kroaci

Për këtë nismë që do të realizohet në shenjë të përvjetorit të tetë të Pavarësisë së Kosovës, për KultPlus ka konfirmuar edhe ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci, e cila ka shpjeguar se ky festival organizohet nga Shoqata ”Dea”, në Zagreb dhe mbahet nën patronatin e Ambasadës së Kosovës në Kroaci.

Më 23 dhe 24 shkurt të këtij viti do të mbahet edicioni i parë i Festivalit të Filmit të Kosovës në Zagreb të Kroacisë, festival i cili organizohet nën patronatin e Ambasadës së Kosovës në Kroaci.

Për këtë nismë që do të realizohet në shenjë të përvjetorit të tetë të Pavarësisë së Kosovës, për KultPlus ka konfirmuar edhe ambasadorja e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci, e cila ka shpjeguar se ky festival organizohet nga Shoqata ”Dea”, në Zagreb. Geci ka thënë se mbi këtë organizim është punuar edhe në koordinim me KosovaFilm, ku në këtë edicion, do të shfaqen edhe filmat “Kukumi”, me regji të Isa Qosës dhe “Babai”, me regji të Visar Morinës.

Përndryshe, Ambasada e Kosovës në Kroaci e udhëhequr nga Shkëndije Geci dallohet për organizimin e eventeve kulturore, duke bashkëpunuar shumë herë edhe me organizatat ekzistuese të komunitetit shqiptar në Kroaci.