Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për masat e reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Sipas këtij vendimi, ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut

Kurse, shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për 14 ditë duke u testuar dy herë në javë.

Kujtojmë që masat e reja do të hyjnë në fuqi nga sot.