Kosovës i ka munguar fati për të marrë pikë të dielën mbrëma në Lubjanë. Kosova pësoi 2:1 nga Sllovenia në kuadër të Ligës së Kombeve. Sllovenët golin e fitores e kanë shënuar në minutën e 94-t, madje nga pika e bardhë.

Ishte Josip Iliçiq që realizoi penalltinë që u dha për lojë me dorë të Fidan Alitit.

Kosova në pjesën e dytë ka qenë më e rrezikshme, por në fund ka mbetur pa pikë.

Është ndeshja e dhjetë rresht e Kosovës pa fitore. Gjatë kësaj serie ka tetë humbje e dy barazime.