Herolind Shala i është bashkuar listës së të lënduarve të Përfaqësuesja e Kosovës.

Kosova është nikoqire e Çekisë në ndeshjen e vlefshme eliminatore për Euro 2020, e cila pritet të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky takim pritet të fillojë nga ora 15:00 dhe llogaritet ndër më vendimtarët për fatin e Kosovës në këto eliminatore.

Megjithatë, Dardanët nuk e kanë fatin në anën e tyre, pasi shumë lojtarë kryesor të skuadrës janë të lënduar.

Trajneri Bernard Challandes ka kokëdhimbje pasi më parë u lënduan dyshja titullare Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli, ndërsa para disa ditësh edhe Milot Rashica.

Por, kjo nuk ka mjaftuar pasi trajneri zviceran sot (e enjte) gjatë ditës ka marrë edhe një lajm të hidhur nga infermieria.

Edhe mesfushori luftarak, Herolind Shala ka pësuar lëndim gjatë stërvitjeve me klubin e tij Valarenga.

Është vet klubi norvegjez që ka njoftuar me anë të faqeve të tyre zyrtare se mesfushori i Kosovës ka thyer dorën.

Sipas burimeve të Telegrafit, Shala do të futet në operim të hënën dhe pritet të mungojë rreth gjashtë javë. Rrjedhimisht ai do të bëhet mungesa e katërt e madhe e Kosovës për ndeshjen me Çekinë./Telegrafi