Kosova e Maqedonia hapin pikën e re kufitare Stançiq-Bellanoc

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki.
Pas takimit, në Ndërtesën e Qeverisë, zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm maqedonas Poposki do të nënshkruajnë Marrëveshjen ndërshtetërore për kushtet e udhëtimit për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe Protokolin për mënyrën e ndërtimin dhe hapjen e Pikës së re kufitare të përbashkët për udhëtim rrugor ndërkombëtar ndërmjet dy shteteve- Stançiq-Bellanoc.