KOSOVA DJEP I………MASHTRUESVE!?

KOSOVA DJEP I………MASHTRUESVE!?

Shkruan:Refiqe R.Hamiti

Më kujtohet dikur moti sa isha e re,se shkinat e Kosovës e patën rrëzuar Fadil Hoxhen nga posti që e mbante atëherë ,e në atë kohë. Pra shkinat e Serbis. Bërën shumë protesta sepse Fadil Hoxha i kishte pas fyer shkinat dhe ato të bashkuara u ngritën në këmbë, e madhe dhe e vogël ,pa burra, e rrëzuan një Fadil Hoxha ,ma të madhin e asaj kohe në Kosovë…Pra e rrëzuan për toke dhe ia fshin nga defteri shume kontribute që pat dhenë atëherë e asaj kohe një Komandant shqiptar për çlirimin e ish-Jugosllavisë nga Gjermania e Hitlerit…

Këto protestat e mëhershme ,pra të para pak ditëve që tmerruan krejt Kosovën dhe Prishtinën ,mjeranët politik ua dhanë kahen tjetër,se një grup i vogël apo një ,dy,tri parti po dëshirojnë me bë grusht shtet mbi Qeverinë e Ises dhe të Hashimit.
Nënat tona u shanë e u fyen, nga Ministri i Kosovës Jabllanoviq. Nuk ishte pak,ishte shumë rënd.

Dallimi ishte shumë i madh, shkinat e Kosovës dikur protestuan me e largu prej pushteti Fadil Hoxhen. Po, po ka shume dallime. Shkinat e atëhershmit Fadil Hoxhen e Gjakovës apo thënë më shkurt: Ditarin dhe filmin: “KUR PRANVERA VONOHET”e thyen e rrëzuan e përlyen dhe ia humben vlerën sikur me pas qene Fadil Hoxha një paqavër. Asnjë nga shqiptarët atë kohë nuk u ngrit në këmbë, me e mbrojt Komandantin nga pushtetarët serb, që atëherë thuhej se ishte një nga vlerat Shqiptare- Komuniste,e që sot, po i bëhen nderime edhe nga Ish Ushtarët e UÇK-së të cilët patën gjuajt me kallashë lart kur e patën varros me nderime të mëdha,e të future dhe të sistemuar në FK.

Ta hedhim një shikim se si janë ndier nënat tona nga deklaratat qëllim këqija që i dha Jabllanoviqi Ministër i Qeveris së Kosovës së tanishme që Kosovën ende e quan Kosovë e Metohi,e askush së guxon me ia prish tymin e duhanit nga Qeveria e Isës dhe Hashimit. Unë ende s’po besojë se Jabllanoviqi është shkarkuar nga kjo Qeveria e Isës dhe e Hashimit,sepse s’kam parë asgjë të shkruar dhe të vulosur,është thënë, e te ,na thëniet dhe deklaratat e pashkruara e të pavulosura i merr era. Se di si u pajtuan Opozita me këtë shkarkim të padukshëm.

Nënat tona ,fare mirë e dinë,i madh, e i vogël, se sa kanë vuajtur me shekuj nga okupatori famoz çetnikë- serb. Ju kanë vrarë burrat, djemtë, vajzat. Janë poshtëruar dhe dhunuar në forma të ndryshme. Me sy i kanë parë, djemtë dhe burrat, duke u kallur, të pështjellur, në sana të ktynehershit, në kohen e Rankoviqit dhe në kohën e Flamurit nga bandat dhe kriminelët serb. Ju kanë ardhur nga ushtria në arkivole,të vrarë e të masakruar në lulen e rinisë. Ju kanë ardhë në shtëpi nga burgjet serbe të rrahur e të maltretuar, si mozomakeq. Në luftën e fundit i kanë vrarë e masakruar djemtë e burrat e këtyre nënave, si kanë dashtë, e eshtrat e tyre i kanë fut, në varreza masive nëpër autostrada të Serbisë , e sot as hirin s’po ua gjejnë edhe pas 16 viteve .
E del, i biri, i asaj nënës shkin fyen e i quan nënat tona egërsira…
Këto nëna që i pritën burrat dhe djemtë e vajzat e tyre të dënuar nga regjimi i Jabllanoviqit me ka 20 vjet burg. I quajti egërsira nënat tona,që burrërisht shtruan sofrat e tyre me bukë ,krip e zemër çdo bashkëluftëtari dhe luftëtari të çështjes Kombëtare,dekada me radhë,dhe luftuan krah për krah me armë në dorë,sa edhe bota në vitet e ’90 janë çuditur me sakrificat e nënave tona vetëm për me e çlirua këtë tokë nga çetnikët. I quajti egërsira nënat tona që pa lot në sy përcjellën burrat dhe djemtë e tyre dëshmor nëpër varre të panumërta, që u vranë nga shkiet e Jabllanoviqit mizorisht ,(edhe këti farë Jabllanoviqit i kish pas metë merak me luftua ne Koshare kundër shqiptarëve ,por de juro, se kish pas këtë mundësi)

Lindë pyetja ;Pse u keqpërdorën nënat e Gjakovës dhe nënat shqiptare nga Qeveria e Kosovës në protestat e fundit në Kosovë dhe Prishtinë?

Më çuditi bashkëpunëtori i Fadil Hoxhes, Isa Mustafa i cili doli me deklarata se nënat Gjakovare po keqpërdoren nga Lëvizja VV .Çudi më erdh, edhe nga Komandant Gjarpri ,alias Hashim THaqi.
-Nënat e Gjakovës po keqpërdoren ishin deklaratat e tyre bombastike.

Por çudi nuk më erdhi nga nëna Gjakovare e cila publikisht deklaroi këtë deklaratë:’’Zoti ua marrtë nga një evlad Qeveritarëve të kësaj Qeverie për me e ditë se çfarë është dhimbja e evladit”.
Të dashura nëna të Gjakovës dhe nëna të të gjithë dëshmorëve të kombit ,që ende, nuk i keni gjetur eshtrat e burrave dhe fëmijëve tuaj. Dhembja juaj është e madhe,aq e madhe ,aq sa askush ,së mundet me ju kuptua mirë , vetëm, ata të cilët kanë kaluar në këto katrahura dhe pikëllime.
Në shtator të vitin 1999 e pata intervistuar nënën e ndjerë të dëshmorit Besnik Rastelica,me rastin, kur ju të nderuara, nëna, të shumëvuajtura, protestonit për bijtë dhe bijat e juaja në Prishtinë e në Kufi Kosovë -Merdare.
Fare mirë më kujtohet se si nëna e Besnikut më pat thënë ;”Oj loke zemra po më dhemb ,kur po i shoh,këto nëna që po protestojnë për fëmijët e tyre që as eshtrat s’po ua gjejnë. Po më dhemb zemra që unë s’po mund me dal e me ju bashku nënave në kufi në Merdar. Po bie shi, e ato me lot në sy ,me pikëllim,e me brimë po i lypin fëmijët e tyre. Bile mua Besnikun ma prunë ,e varrosa ,e kishin pas bë,oj loke katran ,si mozomakeq kriminelët,po unë e varrosa ,e këto nëna s’po i gjejnë,zoti e dinë si i kanë vrarë ,shkiet, fëmijët e tyre,ata loke janë pa rahmet,he zoti i kalltë jarabi”.

Të dashura nëna të Gjakovës .Pushtetarët, juve nuk ju përkrahën, duke i dhënë kahen tjetër protestës suaj të fundit , por të forta nëna të Gjakovës qëndroni. Sepse zoti është i madh. Ne ma vonë kemi me qenë spektator të tronditur të fëmijëve të këtyre alias qeveritarëve…zoti e dinë….
Sepse po ta bënte një fyerje të tillë ndonjë qeveritar i Kosovës ndaj nënave shkina për fëmijët e tyre ,protestat e shkinave, kishin pas me zgjat veç 24 orë sepse fatin e Fadil Hoxhes, kishte me pas çdokush nga shqiptarët që e hap gojën. Tonat zgjatën shumë. E këta Polic të Kosovës, atje te shkinat, as që ishin afrua ,a rrehet populli yt,para gjithë botës,kanë kesh me Policët tanë edhe serbët.
Aq dine tha një qytetar i vjetër që e kishin pas rreh keq ne Sheshin e Prishtinës para kamerave të Klan Kosovës.
Po po Policët e Kosovës aq dine,me rreh shqiptar si dikur në vitet e “80 kur i rrahshin shqiptarët për hatër të shkive.
Na nuk kemi burra në Qeveri. Na kemi në Qeveri veç argat,zoti e din se të kunja janë, por emrin e kanë argat. Me i quajt shërbëtor s’mundem sepse Shërbëtor –është alias Ministri, kështu përkthehet në shqip.
Tash se di se çfarë kahe tjetër do t’ju epet protestave të paralajmëruara për Trepçën. Por vetëm një e di. Se Policia e Kosovës 48 orë para protestës kanë me hartua plane si me rreh shqiptar…

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit www.llapi.info