Kosova dhe Shqipëria pritet të hapin edhe një pikë të përbashkët kufitare. Kjo nismë sapo është miratuar nga kabineti qeveritar.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani ka njoftuar ministrat për këtë nismë duke thënë se pika kufitare do të hapet në Krushevë të Dragashit dhe Shishtavec të Kukësit.

Ai tha se objekti pritet të ndërtohet në Shishtavec ndërsa do të jetë i hapur për kalim 24/7 për kalimin e udhëtarëve dhe të mallrave.

Kjo nismë është bërë sipas marrëveshjes të arritur mes dy vendeve në prill të vitit 2013