Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar të martën Mitrovicën në pjesën veriore ku është takuar me liderët politikë si dhe shoqërinë civile.

Kosnett përmes një statusi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se kosovarët mund të arrijnë paqen që ju duhet vetëm duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.

“Vizitë e mirë, produktive në Veriun e Mitrovicës dje për diskutime me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien që e fitojnë vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett.